Informacione për prindërit (albanais)

Informacione për prindërit

Albanais

Futur en tous genres – një përshkrim i shkurtër

Në Zvicër, ka shumë formime dhe profesione që ende zgjidhen më së shumti nga gratë ose nga burrat. Prandaj objektivi i «Futur en tous genres» është të zgjerojë horizontet profesionale të nxënëseve dhe nxënësve, që ata të mund të zbulojnë profesione të pazakonta. Me rastin e kësaj dite kombëtare, qindra ndërmarrje, organizata, shkolla profesionale dhe Shkolla të larta, hapin dyert e tyre në të gjithë Zvicrën për vajzat dhe djemtë. Theksi vihet në nivele të ndryshme në varësi të Kantonit:

  • Kantoni i Bernës: nga klasa e 7-të HarmoS në klasën e 9-të HarmoS,
  • Kantoni i Neuchâtel-it: klasa e 9-të HarmoS,
  • Kantoni i Valais: klasa e 8-të HarmoS,
  • Kantoni i Fribourg-ut:
    klasa e 7-të HarmoS (programi bazë)
    klasa e 10-të HarmoS (atelje tematike),
  • Kantoni i Gjenevës: klasa e 9-të HarmoS (pjesëmarrje e detyrueshme),
  • Kantoni i Vaud-it: nga klasa e 7-të HarmoS në klasën e 9-të HarmoS.

Organizimi i ditës

Koncepti qendror i ditës «Futur en tous genres» është pjesëmarrja e kryqëzuar. Me të vërtetë, fëmijët zbulojnë profesione, rrugëtime dhe fusha profesionale jo-karakteristike për gjininë e tyre. Gjatë kësaj dite, nxënësit e niveleve të mësipërme shoqërojnë një të afërm ose një të afërme të seksit të kundërt në vendin e tij ose të saj të punës (programi bazë) ose marrin pjesë në një atelje tematike (regjistrimi në faqen tonë këtu).

1. Programi bazë: vajzat dhe djemtë shkojnë në një vend pune

Në kuadrin e programit bazë nxënësit shoqërojnë një të afërm ose të afërme në vendin e tij ose të saj të punës. Ka shumë variante të mundshme. Ju ftojmë t’u drejtoheni kolegëve tuaj, drejtorisë ose departamentit të burimeve njerëzore.

Programi bazë mund të paraqitet në mënyra të ndryshme, ja disa shembuj:

  • Vajzat shoqërojnë babanë e tyre dhe djemtë shoqërojnë mamanë e tyre (ose një person të afërm);
  • Vajzat shoqërojnë një person që ushtron një profesion tradicionalisht për meshkuj dhe djemtë dikë që ushtron një profesion tipik për femra. Për shembull, një djalë shoqëron fqinjin e tij që është mami në një spital ose një vajzë shoqëron fqinjën e saj informaticiene.

Objektivi është që fëmijët të zgjerojnë horizontet e tyre dhe të zbulojnë një fushë profesionale, për të cilën ata dhe ato ndoshta nuk kishin menduar ende.

2. Atelje tematike: vajza dhe djem zgjedhin një atelje praktike

Një numër i madh ndërmarrjesh, organizatash, si dhe shkollash profesionale dhe Shkollash të larta propozojnë një atelje tematike në fushat e profesioneve të pazakonta për djemtë dhe vajzat. Ju do ta gjeni listën e ateljeve tematike në faqen «Ateliers» që ta regjistroni fëmijën tuaj direkt në linjë.

Informacione praktike

Informacione pranë ndërmarrjes suaj

Pyeteni ndërmarrjen ku punoni nëse mund ta merrni fëmijën tuaj në punë gjatë ditës «Futur en tous genres», pastaj informoni kolegët tuaj. Në shumë ndërmarrje, dita «Futur en tous genres» bën pjesë në programin vjetor.

Në shkollë (nuk ka të bëjë me Kantonin e Gjenevës)

Në rast se fëmija juaj dëshiron t’ju shoqërojë në punë ose të marrë pjesë në një atelje tematike, është e domosdoshme të plotësohet një leje shkollore (dispense scolaire) që fëmija juaj do t’ia japë mësuesit-es së tij/saj. Nëse klasa e fëmijës suaj nuk merr pjesë në këtë ditë, ai ose ajo do të ketë rastin ndoshta të marrë pjesë në veprimtari tematike në klasë.

Përgatitja për ditën «Futur en tous genres»

Përgatituni për ditën «Futur en tous genres» çfarë pune do të donte të zbulonte fëmija juaj? Një listë kontrolli për t’ju ndihmuar ta organizoni këtë ditë është e disponueshme. Në Gjenevë, fëmija juaj përdor Fletoren e nxënësit për t’u përgatitur për këtë ditë.

Intervista

Kërkojini një kolegu ose kolegeje nëse ai ose ajo ka dëshirë t’u përgjigjet disa pyetjeve që bën fëmija juaj. Objektivi i ditës, për vajzat dhe djemtë, është të zbulojnë shumëllojshmërinë e profesioneve ekzistuese. Zgjidhni atëherë me ndërgjegje një person që ushtron një profesion që është i nën-përfaqësuar nga një gjini ose i panjohur për fëmijën tuaj. Një model interviste mund të shkarkohet.

Pyetësori i vlerësimit

Në fund të ditës, kërkojini fëmijës suaj të plotësojë pyetësorin e vlerësimit të ditës «Futur en tous genres» dhe dërgojani komitetit të «Futur en tous genres». Në Gjenevë, një tabelë vlerësimi gjendet në Fletoren e nxënësit.

Veprimtari të tjera mbi zgjedhjen e karrierës

Përveç pjesëmarrjes në programin bazë ose në një atelje, ka dhe mjete të tjera për ta ndihmuar fëmijën tuaj të bëjë një zgjedhje karriere të zhveshur nga stereotipat gjinorë. Ju mund të gjeni informacione mbi lojëra dhe dokumente ekzistuese këtu.

Kontakt

Ekipi i ditës «Futur en tous genres» do t’u përgjigjet me kënaqësi pyetjeve tuaja:

Email: info@futurentousgenres.ch
Numri i telefonit: 022.388.74.73 ose 079.531.31.28

Encore des questions ?

Trouver des réponses

La journée a lieu le deuxième jeudi de novembre. La prochaine édition se déroulera le 14 novembre 2024.

La journée Futur en tous genres est une journée de découverte professionnelle marquée par une perspective genre, visant à atteindre un équilibre de répartition hommes/femmes dans le monde du travail. Il s’agit d’une mesure transitoire tant que l’égalité n’est pas atteinte. Dans cette perspective, la journée encourage les jeunes à considérer des métiers dans lesquels leur genre est sous-représenté. À cet effet, les ateliers sont non-mixtes et destinés aux filles, respectivement aux garçons. Nous considérons le genre dans lequel l’enfant s’identifie. Pour les personnes à identité transgenre ou non-binaire, le bureau reste à disposition pour trouver une solution afin de participer à la journée.

La journée Futur en tous genres est ouverte aux élèves de différents degrés, en fonction des cantons :

Le formulaire en ligne pour la journée Futur en tous genres sera disponible à partir de début septembre. Les ateliers seront publiées à partir de la fin d’été pour consultation. Il est conseillé de faire attention aux particularités cantonales pour les inscriptions (Berne, Fribourg, Genève, Neuchâtel, Valais et Vaud).

Pour des raisons d’organisation, une inscription à un atelier est strictement définitive. Annuler l’inscription de son enfant doit rester exceptionnel, en cas d’incapacité majeure, car les annulations nécessitent des efforts considérables pour la gestion administrative du projet. La personne se désinscrivant aura empêché d’autres élèves d’y participer. Une désinscription équivaut très souvent à ne pas pouvoir remplir toutes les places disponibles ce qui représente un dommage considérable dans l’organisation de l’atelier en question.